Zbulohet fjalimi i Mourinhos në zhveshtore

Sport April 08, 2018 - 09:06
Ja çfarë iu tha ai lojtarëve para përmbysjes së madhe

Manchester United ka përmbysur Manchester Cityn në “Etihad”, duke ia shtyrë festën e titullit kampion.

Mbrojtësi i Unitedit, Chris Smalling, tregoi fjalimin e Mourinhos pas pjesës së parë, përcjellë “Lajmi.net”.

“E dinim që po bënim një paraqitje të dobët, trajneri nuk është se duhej të na thoshte shumë gjëra në pushim”, deklaroi Smalling.

“Thjesht na tha se nuk do dëshironte që të ishte klouni që do i duhej të rrinte në pankinë duke parë se si City do fitonte titullit”.

“City ka qenë fantastik gjatë gjithë sezonit, por ne u zgjuam dhe fituam ndeshjen. Në pushim na erdhi keq për veten. Donim të ktheheshim në fushë dhe të luanim me krenari dhe në fund e merituam fitoren”, shtoi ai. 

Image