Bayern Munich kampion i Gjermanisë për herë të gjashtë më radhë

Sport April 07, 2018 - 17:25
Edhe këtë vit Bayern Munich kampion i Budesligës

Bayern Munich e ka mposhtur Augsburgut të shtunën për t’u shpallur kampion i Bundesligës gjermane për herë të gjashtë më radhë, që është rekord.

Bayern Munich e ka fituar titullin e 27-të në top ligën gjermane pas fitores 3-1 në udhëtim te Augsburgu, raporton Express.

Bayern nuk e nisi ndeshjen që ia siguroi titullin ashtu sic pritej dhe gjeti veten në disavantazh pas autogolit të Sule në minutën e 18-të.

Megjithatë, mbrojtësi i djathtë Kimmich me një super harkim e gjeti Tolisson, i cili e barazoi me kokë rezultatin në 1-1 pas 32 minutave lojë.

Bayerni nuk shikoi pas më dhe në minutën e 38-të shënoi për 2-1 pas gjashtë minutave.

Arjen Robben dhe Wagner u siguruan t’ia garantojë titullin bavarezëve para kohe duke shënuar në minutën e 62-të dhe 86-të për 4-1.

72 pikë në vendin e parë mjaftojnë që Bayern Munich ta shijojë titullin qysh në javën e 29-të, pasi Schalke në vendin e dytë ka vetëm 52 pikë.