Hysaj – Juventus, vjen lajmi i ditës

Sport April 06, 2018 - 14:36

Chelsea dhe Bayern Munich prej kohësh kanë tentuar transferimin e Hysajt, por së fundmi në garë fuqishëm për lojtarin është futur edhe kampioni aktual i Italisë, Juventus.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Tutomercatoweb’, Juventus po e sheh Hysajn si zëvendësuesin adekuat të zviceranit Lichtsteiner.

Zonja e Vjetër po planifikon të veprojë njëjtë edhe me Hysajn si me Higuainin kur i pagoi klauzolën dhe e transferoi në Torino.

Hysaj është shprehur i lumtur dhe krenar për aventurën tek Napoli por Juventus për të është një mundësi që vështirë se do të refuzohej.