Lingard, i bindur për fitore në derbi

Sport April 06, 2018 - 12:35

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Jesse Lingard është i bindur se klubi i tij do të shënojë fitore ndaj rivalit lokal, Manchester City të shtunën.

Lingard thotë se ekipi i tij do të shënojë fitore në derbin e qytetit të Mançesterit nëse luajnë në 100 përqindëshin e tyre.

Ekipi i Pep Guardiola ka qenë i pandalshëm këtë edicion, duke humbur vetëm një ndeshje ndaj Liverpoolit në janar dhe kanë mundësi që ta fitojnë titullin nëse triumfojnë ndaj “djajve të kuq”.

“Ne kemi luajtur edhe më herët aty dhe kemi bërë paraqitje të mira, kështu që nuk e shoh se pse nuk mund të ndodhë përsëri”, deklaroi Lingard.

“Ne duhet të jemi 100% të përqendruar për të bërë punën tonë dhe të marrim tre pikët sepse për këtë gjë luajmë”, shtoi ai./Zëri