Wenger: Ende kemi punë

Sport April 06, 2018 - 11:47

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se ekipi ende ka punë për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, pavarësisht fitores 4:1 kundër CSKA Moskës në ndeshjen e parë çerekfinale, transmeton zeri.info

Alexandre Lacazette dhe Aaron Ramsey realizuan nga dy gola në fitoren e klubit londinez, por Wenger thotë se ende ka punë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

“Do të përqendrohemi për ndeshjen e dytë. Puna nuk është kryer. Nuk ka përfunduar. Ne duhet të shkojmë atje me përqendrimin e duhur dhe të provojmë ta fitojmë ndeshjen”, deklaroi Wenger.

“Ne jemi në çerekfinale, ende ka rrugë për të bërë dhe ne duhet ta përfundojmë punën. Nuk jemi në gjysmëfinale, kështu që është herët për të folur për triumfin në këtë garë”, shtoi ndër të tjera strategu francez, i cili është pjesë e klubit londinez që prej vitit 1996./Zëri