Willian në vend të Matas

Sport April 05, 2018 - 14:08

Juan Mata mund të largohet nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, shkruan zeri.info.

Mesfushori spanjoll duket se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho, prandaj mund t’i bëjë valixhet gati dhe ta kërkojë klubin e ri.

Ndërkohë, tabloidi britanik “The Sun” shkruan se “Djajtë e Kuq” kanë besim se në vend të ish-futbollistit të Valencias dhe Chelseat mund ta transferojnë gjatë verës që vjen mesfushorin kreativ të Chelseat, Willian.

Jose Mourinho shpresonte ta merrte 29-vjeçarin që kur i kishte nisur bisedimet me përfaqësuesit e tij verën e vitit të kaluar.

Nëse braziliani nuk arrin në “Old Trafford”, Mata do të mund të hiqej nga lista e të larguarve dhe të vazhdojë të qëndrojë në Manchester.

Mourinho po synon të bëjë revolucion në ekip. /Zëri/