Bashkimi e siguron ''Play-Offin'' historik të Ligës Ballkanike

Sport April 04, 2018 - 19:49
Bashkimi e ka siguruar ''Play-Offin'' historik në Ligën Ballkanike

Bashkimi e ka siguruar “Play-Offin” historik në Ligën Ballkanike, shkruan zeri.info.

Skuadra prizrenase është mposhtur sonte nga BC Akademik Bultex 99 me rezultat 86-94, por pasi e kishte fituar duelin e parë me 13 pikë epërsi, kjo ishte e mjaftueshme që ta sigurojë një vend në mesin e katër skuadrave më të mira të këtij evenimenti.

90 sekonda para fundit të lojës së sontme, avantazhi i vendësve ishte pikërisht 13 pikë, por ekipi kosovar u tregua më i “ftohtë” dhe e siguroi një vend në “Play-Off”.

Në gjysmëfinale, ekipi kosovar do të luajë me Rilski Sportist më 14 prill.

24 pikët e Dimitar Dimitrov dhe 21 të Martin Durchev ishin të pamjaftueshme për ekipin bullgar.

Nga ana tjetër, ekipi Portokalli u udhëhoq nga Mikaile Tmusic e Aaron Moss, pasi që të dy shënuan nga 23 pikë.

Frederic Stutz po ashtu bëri punë të mirë duke e mbyllur lojën me 13 pikë.

Bashkimi është skuadra e vetme kosovare që po merr pjesë këtë sezon në Ligën Ballkanike. /Zëri/