Barazim mes Vëllaznimit dhe Drenicës

Sport April 04, 2018 - 15:54

Drenica dhe Vëllaznimi kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, raporton zeri.info

Gjakovarët kaluan të parët në epërsi përmes Lorik Rudit në minutën e 9-të.

Kurse, golin e barazimit për vendasit e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 81-të.

Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh në Gjakovë./Zëri