Kështu u mbyllën pjesët e para të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sport April 04, 2018 - 14:50
Mbyllen pjesët e para të takimeve Prishtina – Vushtrria dhe Drenica – Vëllaznimi.

Janë mbyllur pjesët e para të takimeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, raporton zeri.info

Prishtina është duke triumfuar 1:0 ndaj Vushtrrisë, falë golit të Basit Khalidit në minutën e 20-të, raporton zeri.info

Ndërkohë, me të njëjtin rezultat është duke fituar edhe Vëllaznimi në udhëtim te Drenica. Golin për gjakovarët e realizoi Lorik Rudin në minutën e 9-të./Zëri