Jetë a vdekje për Bashkimin sonte në Ligën Ballkanike!

Sport April 04, 2018 - 12:16

Bashkimi do ta kërkojë sonte kualifikimin në fazën tjetër të Ligës Ballkanike, shkruan sot gazeta Zëri.

Prizrenasit do të përballen në udhëtim me ekipin BC Akademik Bultex 99 në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:30 me kohën lokale, respektivisht në orën 17:30 me kohën tonë.

Ekipi Portokalli e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 94:81 dhe do të shkojë në Bullgari për ta mbrojtur këtë kapital.

Bashkimi është ekipi i vetëm kosovar që mori pjesë në Ligën Ballkanike këtë edicion. /Zëri/