Borussia Dortmundi afër Hateboerit?

Sport April 04, 2018 - 09:58

Borusia Dortmundi në listën e lojtarëve që dëshiron të transferojë në afatin kalimtar të verës, e ka vendosur holandezin Hans Hateboer, transmeton zeri.info

Hateboer luan ne pozitën e mbrojtësit të djathtë tek Atalanta dhe ka vetëm një ndeshje për kombëtaren e Holandës. 

Hateboer ka një kontrate deri në vitin 2020 te Atalanta, mirëpo me një ofertë prej 12 milion eurosh, italianët mund ta lirojnë holandezin Hans Hateboer. Hateboer ne vitin 2017 është transferuar prej klubit holandez Groningen te Atalanta.

Për Borusia Dortmundin futbollisti shihet si një alternativë për të zëvendësuar 32-vjeçarin Lukas Piszcek, i cili dëshiron ta përfundojë karrierën në vitin 2020.

Gjithashtu Dortmundi ka zgjuar interesim edhe për 23-vjeçarin nga Hertha e Berlinit Mitchel Weiser , ish-lojtari i Bayernit ka kontrate deri ne 2020 me Herthan e Berlinit mirëpo me një klauzolë prej 13 milion eurosh.

Per Mitchel Weiser gjithashtu interesim kane shprehur edhe Bayer Leverkuseni dhe RB Leipzig./Zëri