Kosova më shumë talentë sesa Shqipëria

Sport April 02, 2018 - 14:54

Ecuria shumë e mirë e Kosovës U21 në kualifikimet për “Euro 2019” në një grup me kundërshtarë të fuqishëm i ka dhënë shpresa pozitive të ardhmes së futbollit kosovar.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi ka thënë se Kosova ka të ardhme më të mirë sesa Shqipëria.

“Mendoj se Kosova ka më shumë lojtarë që luajnë në akademi mjaft prestigjioze të botës. Unë personalisht i kam mbi 40 lojtarë të ditëlindjes 1998-1999 që luajnë në akademitë e Bayernit, Milanit dhe shumë akademi tjera me emër në Evropë”, ka deklaruar strategu mitrovicas. /Zëri/