Zidane më i mirë si trajner

Sport April 02, 2018 - 13:14

Ish-bashkëlojtari i Zinedine Zidanet te Juventusit, Alessio Tacchinardi thotë se francezi i ka tejkaluar të gjitha pritjet në rolin e trajnerit, transmeton zeri.info

Tacchinardi shprehet se Zidane është më i mirë si trajner sesa si lojtar. Zidane ka arritur suksese të mëdha që prej marrjes së drejtimit të Real Madridit në janar të vitit 2016. Ai ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, dy herë Kupën e Botës për Klube dhe gjithashtu një ligë spanjolle.

“Them se Zidane është më i mirë si trajner sesa si lojtar, nëna natyrë e ndihmoi atë. Ai nuk kishte nevojë për ndonjë këshillë, ai hynte në fushë dhe luante sikur të ishte fëmijë”, deklaroi Tacchinardi.

“Si një trajner ai u bë një burrë i fortë. Taktikisht ai është i mirë. Ai gjithmonë gjen lëvizjen e duhur. Ai është më i fortë si trajner”, shtoi ai./Zëri