Kur ta shikoni këtë video, kurrë nuk do të dorëzoheni deri në fund
Sport
April 01, 2018 - 22:26
Video që duhet ta shihni patjetër
Në ligën e pestë të futbollit në Angli, në National League, është shënuar një prej golave më qesharakë të sezonit.
Ekipi i Macclesfield Town, shënoi fitore krejt në fund në udhëtim te Woking, pasi mbrojtësi i vendasve bëri një gabim trashanik, ku u dorëzua dhe nuk bëri përpjekje që ta largojë topin para se ai të kalonte vijën e portës.
Balta në zonën e portierit ngadalësoi lëvizjen e topit, por kjo nuk u vërejt nga mbrojtësi i Woking, që e lejoi sulmuesin e Macclesfield të dërgonte topin në rrjetë.
Never turn your back on the game ë
— The Non-League Paper (@NonLeaguePaper) April 1, 2018
This Woking defender could have been the hero... ë pic.twitter.com/bZGXV2nHvT