Kështu u mbyllën ndeshjet e Superligës së basketbollit!

Sport April 01, 2018 - 19:29

Bashkimi e ka fituar derbin e xhiros së 25-të të Superligës së basketbollit, shkruan zeri.info.

Prizrenasit e kanë mposhtur sonte mposhtur fqinjin, Golden Eagle Ylli me rezultat 84:73 (26:24, 21:7, 15:25 e 22:17).

Më meritorët në fitoren e ekipit Portokalli ishin Vincent Zolli me 18 pikë dhe Mikaile Tmusic me 17, kurse tek therandasit u shquan Michael Harmon e Alexis Wangmene me nga 19 pikë.

Në duelet tjera, Sigal Prishtina të shtunën mbrëma e mposhti pa problem Trepçën me rezultat 102:73 (29:21, 20:19, 29:13, 24:20).

Granit Rugova me 32 pikë e 4 kërcime ishte më i dalluari te skuadra fituese.

Te “Xehetarët”, më efikasit ishin Samir Zekiqi me 20 pikë, 6 kërcime e 7 asistime dhe Besnik Azemi me 18 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.

Borea ndërkohë ka triumfuar ndaj Kerasan Prishtinës me shifrat 90:81 (22:23, 28:17, 15:22, 25:19).

Më të merituarit për fitoren e Boreas ishin CJ Carter me 37 pikë, 7 kërcime e 10 asistime dhe Blend Matoshi me 21 pikë, 11 kërcime e 12 asistime.

Në anën tjetër te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Rinor Ahmeti me 28 pikë, Gent Shala me 15 pikë e 15 kërcime dhe Arbnor Haliti me 13 pikë, 3 kërcime e 5 asistime.

Ndeshja ndërmjet Rahovecit dhe Pejës zhvillohet të hënën, duke filluar nga ora 18:00. /Zëri/