Shkëndija barazon me Skopjen

Sport April 01, 2018 - 17:01

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, është rikthyer futbolli edhe në kampionatin maqedonas, shkruan zeri.info.

Shkëndija ka barazuar të dielën në udhëtim me Skopjen me rezultat 0:0, në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytetin maqedonas.

Kuqezinjtë i kishin rastet e tyre, por në fund nuk ia dolën të fitonin, duke u kthyer në shtëpi me një pikë të importuar.

Pas 25 xhirosh të zhvilluara në kampionatin maqedonas, Shkëndija prin në tabelë me 63 pikë të grumbulluara, 16 më shumë se ndjekësi kryesor, Vardari.

Tetovarët po shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit, ndërsa janë në garë për ta fituar edhe Kupën e Maqedonisë.

Shkëndija pritet të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pasi u paraqit me sukses në Europa League në edicionet e fundit. /Zëri/