Serbia sheh ëndërr ‘me sy çelë’, e fton Kosovën t’i bashkohet asaj!

Sport April 01, 2018 - 15:21

Federata e Hendbollit Serb (RSS) e ka pa një ëndërr “me sy çelë”, shkruan Zeri.info.

Nënkryetari i saj, Dragan Skribiç, thotë se nuk po e kupton Kosovën se pse nuk po i bashkohet hendbollit serb për t’u bërë bashkërisht më të fortë në hendbollin evropian. Kështu, për t’i hyrë në qejf qeverisë serbe ai e mohon ekzistencën e shtetësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Vojvodina nuk duan të jenë pjesë e jona dhe nuk e di pse. Unë mendoj se duhet të bashkohemi për ta ngritur hendbollin serb. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë, jemi të hapur e jo të mbyllur”, ka deklaruar ai. /Zëri/