Messi e do Alaban

Sport March 30, 2018 - 15:23

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për ta përforcuar këtë repart nga edicioni i ardhshëm, shkruan zeri.info.

Dhe, gjiganti katalonjas i ka në tavolinë disa opsione, për të cilat nuk është përcaktuar ende.

Njëri prej tyre është edhe Luke Shaw i Manchester Unitedit, i cili i ka prishur punët me trajnerin Jose Mourinho.

Por nëse e pyesim Lionel Messin, ai nuk ka dyshime.

Sipas së përditshmes spanjolle “Diario Gol”, ylli argjentinas do të donte që ta shohë në “Camp Nou” mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut David Alaba, i cili sipas tij do ta përforconte repartin defanziv të “Blaugrana”, por edhe atë ofanziv, pasi përfaqësuesi austriak kontribuon shpesh edhe në sulm.

Alaba viteve të fundit është njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në futbollin gjerman, por edhe në atë evropian.

Barça nuk beson më në Jordi Alban. /Zëri/