Kritika për Messin: Ronaldo do të luante edhe i lënduar!

Sport March 29, 2018 - 14:35

Lionel Messi u përball me një lëndim muskulor, i cili ia pamundësoi të luante për Argjentinën në fitoren 2:0 ndaj Italisë dhe në humbjen 1:6 nga Spanja.

Mirëpo, jo të gjithë e kanë arsyetuar mungesën e yllit të Barcelonës.

Legjenda argjentinase, Hugo Gatti thotë se Cristiano Ronaldo do të luante për Portugalinë nëse do të kishte dhimbje të tilla.

“Messi është dashur të luante. Njerëzit dëshironin ta shihnin. Cristiano do t’ia dilte mbanë në këtë rast”, ka thënë “El Loco” për “El Chiringuito TV”, përcjellë zeri.info.

Ai thotë se ekipi argjentinas nuk bazohet krejt tek Messi, ndërsa shpreson që skuadra e Jorge Sampaolit të jetë e suksesshme në Botëror.

“Nuk mendoj se Messi është njeriu që e bën ekipin, që është gjithçka, nuk besoj në gjëra të tilla”, shtoi ai.

Gatti kishte zhvilluar 18 ndeshje me Argjentinën dhe kishte luajtur në Botërorin 1966. Nga ana e tij, Messi e ka rastin e fundit për ta fituar Botërorin. /Zëri/