Bashkimi – Akademik, kështu u mbyll ndeshja e ‘Play-Offit’ në Ligën Ballkanike

Sport March 28, 2018 - 21:38
E Fundit

Bashkimi e ka krijuar një avantazh ndaj BC Akademik Bultex 99 të cilin e mposhti në ndeshjen e parë të “Play-Offit” në Ligën Ballkanike, shkruan “Zeri.info”.

Në Prizren, mikpritësit kanë fituar me rezultat 94:81 pasi udhëhoqën që nga fillimi e deri në fund, ndërsa loja e parë la vend për një ndeshje mjaft interesante në duelin e dytë, i cili do të zhvillohet në Plovdiv javën tjetër.

Vizitorët ishin 25 pikë në disavantazh para periudhës së katërt, por luftuan fort dhe e ngushtuan avantazhin për lojën e kthimit.

Frederic Stutz ishte shënuesi i mirë tek ekipi Portokalli me 20 pikë.

Aaron Moss po ashtu bëri lojë të mirë me 19 pikë, 12 asistime e 8 kërcime, ndërsa Mikaile Tmusic shënoi 17 pikë.

Akademik realizoi 14 treshe dhe u drejtua nga Vasil Bachev, që shënoi 19 pikë. Aleksandar Gruev po ashtu luajti mirë dhe kishte 16 pikë, derisa Dimitar Dimitrov shtoi 14 sosh.

Bashkimi do të synojë ta ruajë avantazhin nga ndeshja e parë, për t’u kualifikuar në rrethin tjetër pas lojës së dytë javën tjetër. /Zëri/