“The Sun” ia huq me të madhe: Arian Agushi vëllai i Granit Xhakës! (Foto)

Sport March 28, 2018 - 17:48

Gazeta e njohur britanike, “The Sun” ka bërë një shkrim special për lojtarin shqiptar që luan te Arsenali, Granit Xhaka.

Ata janë fokusuar te stili dhe firma e rrobave të cilën i përdorë ylli i Kombëtares së Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

Image

 

Por, ky medium ia ka huqur kur shkruan për vëllain e Granitit. Ata mendojnë se vëllai i futbollistit të Arsenalit është këngëtari i njohur kosovar, Arian Agushi (Gold AG).

Image

 

Në të vërtetë “The Sun”-in e mashtroi një postim që e kishte bërë kosovari në vitin 2017 në Instagram, ku kishte publikuar një foto me Arianin në Londër me mbishkrimin: “Një shëtitje në Londër me vëllain tim, pikërisht në këtë dit të shënuar për të gjithë shqiptarët”.

Xhaka dhe këngëtari i njohur janë shok të ngushtë për një kohë të gjatë por jo edhe vëllezër!

Image

 

“The Sun” duhet ta dijë se Graniti ka vëlla Taulantin./IndeksOnline/