Hysaj refuzon dy gjigantë të Premierligës për Napolin!

Sport March 28, 2018 - 17:25

Elseid Hysaj është i vendosur të vazhdojë të luajë te Napoli dhe në Serie A.

Madje, mediet italiane shkruajnë se futbollisti shqiptar i ka refuzuar klubet e mëdha angleze si Arsenal dhe Manchester United dhe po mendon ta nënshkruajë kontratën e re me “Partenopei”.

Kështu shkruante të mërkurën portali italian “Calciomercato.com”, përcjellë zeri.info.

Përfaqësuesi shqiptar konsiderohet sot si njëri prej mbrojtësve të djathtë më stabilë në Evropë, ndërsa raportohet se disa klube të mëdha të Premierligës janë të interesuara për futbollistin e krahut.

Mirëpo, ky medium italian shkruan se 24-vjeçari së fundmi ka arritur kontratë të re me Napolin, përmes së cilës pritet t’i rritet edhe rroga, ndërsa klauzola e shkëputjes së kontratës kap shumën e 80 milionë eurove. /Zëri/