Bayerni e Dortmundi e duan këtë trajner

Sport March 27, 2018 - 17:26

Bayern Munichu dhe Borussia Dortmund janë futur në garë për ta angazhuar trajnerin aktual të Red Bull Leipzigut, Ralph Hasenhuttl.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën tabloidi gjerman “Bild”, përcjellë zeri.info.

Lideri i Bundesligës është refuzuar nga ish-trajneri i Doermundit, Thomas Tuchel dhe është në kërkim të pasardhësit të Jupp Heynckes, i cili ka deklaruar zyrtarisht se nuk do të vazhdojë më me gjigantin bavarez.

Andaj, klubi nga “Allianz Arena” tash e ka zhvendosur vëmendjen tek trajneri i Leipzigut, i cili këtë sezon mori pjesë në Ligën e Kampionëve pasi edicionin e kaluar pati paraqitje mbresëlënëse në Bundesliga.

Ndërkohë, edhe Dortmundi ka shprehur interesim për trajnerin si opsion të Peter Stoger. Në javët në vazhdim do të vendoset e ardhmja e Hasenhuttl. /Zëri/