Nëse ka nevojë, luaj edhe mbrojtës i majtë!

Sport March 27, 2018 - 14:36

Eden Hazard thotë se është i lumtur të luajë kudo që e vendosë në fushë trajneri Antonio Conte, shkruan zeri.info.

Mesfushori belg shpesh ka luajtur si një ‘9 fals’, një pozitë krejt ndryshe nga ajo të cilën e mbulon në përfaqësuesen e Belgjikës.

Raportimet thonë se ish-futbollisti i Lilles është i frustruar që luan në atë pozitë, por ai e përgënjeshtron këtë.

“Unë vetëm dua të jem në fushë. Numër 9, numër 10, mund të luaj edhe mbrojtës i majtë nëse trajneri do, s’ka problem. Do të jap gjithçka, siç bëj çdo herë”, deklaroi Hazard. Ndërkohë, mesfushori kreativ i ka qetësuar tifozët “Blues” rreth spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Stamford Bridge”.

“Unë jam i lumtur në Chelsea. Po mendoj vetëm për përfundimin e sezonit dhe Botërorin. I kam edhe dy vjet kontratë”, përfundoi 27 vjeçari, i cili i ka zhvilluar 41 ndeshje me ekipin londinez këtë sezon, duke realizuar 15 gola dhe duke i dhuruar 11 asistime. /Zëri/