Tuchel, trajner i PSG-së?

Sport March 26, 2018 - 14:35

Thomas Tuchel është njëri prej trajnerëve më të kërkuar nga klubet evropiane për sezonin e ri, shkruan zeri.info.

Emri i ish-trajnerit të Borussia Dortmundit lakohet në shumë raste dhe përmenden opsione të ndryshme për të ardhmen e tij.

Pasi për momentin është i lirë, ai nga tash mund t’i nisë bisedimet me klubet tjera.

Mediumi “Sport Buzzer” shkruan se Tuchel nuk do të jetë menaxher i ri i Arsenalit, edhe pse të dielën flitej se ai mund të jetë pasardhësi i Arsene Wengerit në klubin londinez nga edicioni i ardhshëm.

Në fakt, ai ka mundësi ta marrë në dorë Paris Saint-Germainin, i cili pritet ta shkarkojë trajnerin Unai Emery pas eliminimit nga Championsi.

Interesim për Tuchelin ka shprehur edhe Chelsea në Angli, krahas Arsenalit.

Në javët në vazhdim mund të merret vesh përfundimisht e ardhmja e trajnerit gjerman. /Zëri/