Man Utd e Juve në garë për Ramseyn

Sport March 26, 2018 - 14:33

Aaron Ramsey mund të largohet nga Arsenali gjatë verës që po vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjellë zeri.info.

Ky i fundit shkruan se interesimi për mesfushorin britanik nuk mungon dhe ai mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga “Emirates Stadium”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, futbollistit ofanziv ia ka mësyrë Manchester Unitedi, i cili megjithatë duhet të përballet me konkurrencën e Juventusit, i cili po ashtu e do mesfushorin e “Topçinjve”.

Ramsey mund të kushtojë 35 milionë funte, respektivisht afro 40 milionë euro, derisa përfaqësuesi uellsian shihet si zëvendësues potencial i Paul Pogbas tek “Djajtë e Kuq” nëse mesfushori francez largohet nga “Old Traffordi”.

Sidoqoftë, lojtarin e duan edhe “Bianconeri”, të cilët po ashtu e kanë objektiv Emre Canin e Liverpoolit. /Zëri/