Sakrifica e Ramosit: Bëhet baba, s’i lë stërvitjet!

Sport March 26, 2018 - 14:04

Selektori i Spanjës, Julen Lopetegui e ka lavdëruar Sergio Ramosin, i cili nuk i la stërvitjet edhe pse u bë babai i fëmijës së tij të tretë, shkruan zeri.info.

Futbollisti spanjoll ushtroi deri në fund dhe më pas shkoi në spital, ku bashkëshortja e tij, Pilar Rubio e solli në jetë djalin e tyre, Alejandro, në Madrid të dielën. Çifti e shpërndau foton në rrjetet sociale për ta treguar lajmin e ri.

“Është një ditë vërtet mjaft e lumtur për të gjithë ne. Ai e bëri një sakrificë të jashtëzakonshme për të ardhur në stërvitje dhe me këtë rast e shfaqi mentalitetin që e ka, të cilin ne e duam”, ka thënë trajneri Lopetegui për “Cadena SER”.

Image

Ramos e festoi ndeshjen e 150-të me Spanjën në barazimin 1:1 me Gjermaninë.

Ai është vetëm 18 ndeshje larg rekordit të Iker Casillasit, i cili kishte 167 ndeshje me “Stuhinë e Kuqe”.

“Është e vështirë ta mposhti këtë rekord. Jam krenar që jam këtu”, ka thënë Ramos pas ndeshjes. /Zëri/