Flaka Loxha rrëmben medaljen e argjend në Sarajevë

Sport March 24, 2018 - 18:41
Lexo detajet

Pas Erza Muminoviqit edhe xhudistja Flaka Loxha ka arritur të rrëmbejë medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për juniorë që po mbahet në Sarajevë.

Loxha u mund në finale nga turkja Buket Mercan.

Garuesja nga Kosova në rrugën deri në finale, mposhti garuesen nga Shqipëria Amanda Lika, për të vazhduar me Dora Bortas, ndërsa në gjysmëfinale nuk i doli përballë për shkaqe politike garuesja nga Serbia, Marica Perisiq./Lajmi.net/