Fortesa Orana fiton medaljen e artë, pasi e mund serben Vikovac

Sport March 24, 2018 - 17:02
Lexo detajet

Fortesa Orana e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik për senior, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Karateistja jonë mundi në finale serben Andriana VIkovac, në kategorinë +68 kg, raporton Express.

Ndërkohë, Blodin Pakashtica, u mposht në finale nga Mursel Misini, karateisti shqiptar nga Maqedonia, në kategorinë -75 kg. Medalja e argjendtë për të është një sukses i madh./Express/