Të rinjtë “Evropianë”

Sport March 24, 2018 - 11:55

Kjo fundjavë do të jetë shumë e rëndësishme për xhudistët dhe boksierët e rinj të Kosovës, të cilët do të paraqiten në Evropiane.

Të shtunën dhe të dielën në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës do të mbahet kupa evropiane e xhudos për juniorë “Sarajeva 2018”, në të cilën ngjarje Kosovën do ta përfaqësojnë Shpat Zeka në kategorinë deri 100 kg, Laura Fazliu në kategorinë 63 kg, Flaka Loxha në kategorinë 57 kg dhe Erza Muminoviqi në kategorinë deri 44 kg.

Ekipi i trajnerit Fatos Tabaku natyrisht se synon medalje në Sarajevë. Ndërkohë, të shtunën në Rumani do të fillojë Kampionati Evropian U-22 në boks, në të cilin do të paraqitet edhe Kosova.

Boksierja më e mirë e vendit tonë Donjeta Sadiku do të kërkojë medalje në kategorinë deri 60 kg, kurse boksieri Patriot Behrami do të paraqitet në kategorinë 64 kg. Kjo garë do të zhvillohet deri më 2 prill. Trajneri Besim Brahimi po i përgatit Sadikun dhe Behramin në Rumani që nga 14 marsi.