Bora ndal futbollin në Kosovë

Sport March 24, 2018 - 08:47

Në këtë fundjavë ishte paraparë zhvillimi i ndeshjeve kampionale në Ligën e Parë, në Ligën e Dytë, si dhe në ligat e juniorëve e të kadetëve, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Por, reshjet e fundit të borës i kanë mbuluar fushat e futbollit në të gjithë Kosovën. 

Duke e parë situatën e krijuar, Komisari i Garave i Federatës së Futbollit ka vendosur që të gjitha ndeshjet të shtyhen për të mërkurën e ardhshme. 

Siç dihet, gjendja infrastrukturore në Kosovë nuk u përballon dot reshjeve të borës dhe të shiut.