Policia serbe shkon në hotelin e Kosovës afër Beogradit!

Sport March 23, 2018 - 19:11

Ndeshja e paraparë të zhvillohet sot kundër Serbisë dhe Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Botëror U20 në hendboll për femra, tashmë dihet se është anuluar për shkaqe të sigurisë.

Në fakt, ndërprerja e ndeshjes ka ardhë në formë të urdhrit me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kanë vlerësuar rrezik potencial për sigurinë e Kombëtarës së Kosovës U20 në hendboll për femra – nëse zhvillohet ky takim hendbolli.

Ndërkohë, redaksia e Insportit, ka siguruar fotografi Kombëtares së Kosovës në hendboll për femra dhe të zyrtarëve nga Federata e Hendbollit të Kosovës në hotel, të cilët ishin në pritje të vendimin për zhvillimin e ndeshjes kundër Serbisë.

Në një nga foto shihet edhe prania e policisë së Serbisë në hotel duke diskutuar me zyrtarë të EHF-së, dhe duke njoftuar edhe zyrtarët e federatave për vendimin me shkrim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Kujtojmë se huliganë të shumtë të Crvena Zvezdës, ishin të pranishëm para qendrës sportive “Kovilovo” në të cilën do të zhvillohej përballja në hendbollin e femrave nga ora 16:00. Përreth kësaj qendre, ishin edhe 1800 policë të angazhuar për sigurinë e hendbollisteve të Kosovës.

Mirëpo, si duket kjo prani e police serbë nuk ka mjaftuar që ndeshja të zhvillohet në qendrën sportive “Kovilovo” sepse sipas MPB-së së Serbisë, gjendja do të mund të eskalonte pasi të pranishëm brenda dhe jashtë palestrës kishte huliganë.

Delegati i EHF-së ka anuluar ndeshjen pas diskutimit me policë.

Image