Këto janë ndeshjet e Kosovës në afërsi të Beogradit pas përjashtimit të Serbisë!

Sport March 23, 2018 - 19:05

Federata Evropiane e Hendbollit e ka përjashtuar Përfaqësuesen U-20 të Serbisë nga kualifikimet e Botërorit U-20 pasi nuk u paraqit në parket ndaj Kosovës U-20 sot, shkruan zeri.info.

Prandaj, shtëpia e hendbollit evropian e ka ndryshuar tabelën, duke i lënë në të vetëm tri ekipe, Kosovën, Norvegjinë dhe Sllovakinë, të cilat do të përballen në mes vete të shtunën dhe të dielën.

Më poshtë mund ta shihni orarin e ndeshjeve të fundjavës. /Zëri/

Grupi 5

E shtunë

16:00 Kosova – Norvegjia

E diel

10:00 Sllovakia – Kosova