Kështu duket grupi i Kosovës, pas përjashtimit të Serbisë

Sport March 23, 2018 - 18:54

Federata Evropiane e Hendbollit e ka përjashtuar Përfaqësuesen U-20 të Serbisë nga kualifikimet e Botërorit U-20 pasi nuk u paraqit në parket ndaj Kosovës U-20 sot, shkruan zeri.info.

Prandaj, shtëpia e hendbollit evropian e ka ndryshuar tabelën, duke i lënë në të vetëm tri ekipe, Kosovën, Norvegjinë dhe Sllovakinë, të cilat do të përballen në mes vete të shtunën dhe të dielën.

Më poshtë mund ta shihni tabelën momentale, ndërsa pas pak do të përballen Norvegjia me Sllovakinë. /Zëri/

Image