Hallakaten serbët: Protesta në qendër të Beogradit, shkak Kosova!

Sport March 23, 2018 - 18:30

Qendra e Beogradit është bllokuar në këto momente nga protestuesit, të cilët janë shfaqur me banerë kundër Kosovës, shkruan zeri.info.

Në fakt, protestuesit kanë shfaqur parulla kundër vendit tonë, për të cilin thonë se është shtet që nuk ekziston dhe se Serbia nuk duhet të përballet asnjëherë me Kosovën në sport.

Qeveria e Serbisë e anuloi ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit U-20 në konkurrencën e femrave, që ishte paraparë të luhej në afërsi të Beogradit.

Ky anulim i ndeshjes do t’ju kushtojë shtrenjtë serbëve. /Zëri/