Ministri Gashi: Serbia fajtore për anulimin e lojës

Sport March 23, 2018 - 17:52

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, është ai i cili ka vendosur që ndeshja Serbi – Kosovë të mos zhvillohet, siç ka thënë ai, për shkaqe të sigurisë.

Por, ministrit serb i është kundërpërgjigj në Prishtinë ministri i Sportit në Qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi.

Ky i fundit ka thënë se autoritetet serbe qe dashtë të ndërmarrin masa adekuate për krijimin e kushteve për zhvillimin e lojës Serbi – Kosovë.

“Është obligim i nikoqirit të krijojë kushte që ndeshja të zhvillohet, dhe mendoj se kemi të bëjmë me një dështim të autoriteteve të sigurisë të Serbisë meqë ka ardhur deri te anulimi i kësaj ndeshje të rëndësishme”, ka thënë Gashi për Telegrafin.