Sanchez dështim i madh?

Sport March 23, 2018 - 17:50

Manchester United frikësohet se Alexis Sanchez mund të bëhet një dështim i madh në “Old Trafford”.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, i cili ka marrë informacione brenda klubit anglez, raporton zeri.info.

Përfaqësuesi kilian ka qenë larg formës së treguar në Arsenal që prej transferimit te “Djajtë e Kuq” gjatë muajit janar.

Ish-futbollisti i Udineses dhe i Barcelonës nuk është përshtatur si duhet në klubin e ri dhe kjo po vërehet edhe me paraqitjet e tij të zbehta me ekipin e Jose Mourinhos, për të cilin thuhet se po e shikon mundësinë që ta gjejë një sulmues tjetër për sezonin e ri, pasi nuk i beson sa duhet kilianit.

Sanchez është kritikuar me të madhe për shkak të paraqitjes së dobët në humbjen nga Sevilla në Ligën e Kampionëve. /Zëri/