Rashfordin e kërkon gjiganti evropian

Sport March 23, 2018 - 17:48

Real Madrid e ka shtuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford, në listën e dëshirave për afatin kalimtar të verës.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle “Sport”, përcjellë zeri.info.

“Merengues” qe një kohë të gjatë janë në kërkim të një sulmuesi të rrezikshëm pasi Karim Benzema pritet të largohet në fund të sezonit nga “Santiago Bernabeu”.

Kampioni evropian ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e Rashfordit këtë edicion me “Djajtë e Kuq” dhe e ka futur 20-vjeçarin në listën e ngushtë të objektivave.

Siç dihet, prioritete të “Los Blancos” janë sulmuesi i Bayern Munichut Robert Lewandowski dhe ai i Tottenhamit Harry Kane, por tash atyre do t’u bëjë konkurrencë edhe Rashford, i cili duket se ka të ardhme të ndritshme. /Zëri/