Conte dhe Pirlo, për Italinë

Sport March 23, 2018 - 17:40

Italia e ka hedhur vëmendjen kah ish-selektori i saj Antonio Conte, nga i cili shpreson që do ta marrë përsëri në dorë Përfaqësuesen e Italisë për ta drejtuar në rrugëtimin drejt Evropianit 2020.

Gjithashtu, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) shpreson që në stafin e trajnerit aktual të Chelseat të jetë edhe legjenda italiane, ish-futbollisti Andrea Pirlo.

Lajmin e ka bërë të ditur të premten e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, përcjellë zeri.info.

Të dy, Conte dhe Carlo Ancelotti, konsiderohen si dy kandidatët më të mundshëm për t’i drejtuar “Azzurri” pasi këta të fundit dështuan të kualifikohen në kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Cilido trajner prej tyre, Conte ose Ancelotti, që do ta merrte në dorë përfaqësuesen italiane Pirlo do të mundë të ishte një pasuri për stafin teknik të tyre. /Zëri/