Bolt stërvit me Dortmundin

Sport March 23, 2018 - 17:39

Usain Bolt i ka dhënë fund karrierës së atletikës pas Kampionatit të fundit të Botëror, shkruan zeri.info.

Mirëpo, sprinteri xhamajkan nuk ka hequr dorë tërësisht nga sporti.

Ai e kishte pranuar edhe më parë se e pëlqen tej mase futbollin dhe e kishte paralajmëruar fillimin e karrierës në këtë sport, edhe pse mosha e tij nuk është prej më të favorshmeve.

Sidoqoftë Bolt i është bashkuar Borussia Dortmundit, me të cilën ka stërvitur të enjten dhe të premten duke ushtruar me yjet si Marco Reus, Mario Gotze, etj.

Njeriu më i shpejtë në botë dhe klubi gjerman e kanë të njëjtin sponsor: markën e veshmbathjeve sportive “Puma” dhe kjo mund të jetë bërë sebep për këtë bashkim. Bolt kishte ushtruar në të kaluarën edhe me Manchester Unitedin.

Ai ka mahnitur me cilësinë e tij dhe shpreson të nënshkruajë me ndonjë klub të njohur. /Zëri/