Gjiganti evropian shënjestron Alissonin

Sport March 23, 2018 - 17:37

Braziliani Alisson për momentin është njëri prej portierëve më të mirë në botë, shkruan zeri.info.

Portieri i Romës është bërë shënjestër e klubeve të mëdha evropiane falë formës së jashtëzakonshme, të cilën po e tregon me ekipin italian në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Për këtë portali i njohur sportiv “Goal.com” shkruan se Real Madridi ia ka vënë syrin portierit brazilian pasi dëshiron ta vendosë një sfidë ndërmjet tij dhe portierit të parë aktual, Keylor Navas.

David De Gea dhe Thibaut Courtois po ashtu janë objektivë të kamotshëm të “Los Blancos”, të cilët nuk janë rehatuar me portierë qysh prej kohës së largimit të Iker Casillasit.

Alisson nga ana e tij kërkohet po ashtu nga Liverpooli. Ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit te klubi italian. /Zëri/