Legjenda e hendbollit jugosllav: Herët ose vonë, me apo pa gjak, Serbia duhet të luajë me Kosovën

Sport March 23, 2018 - 17:26

Legjenda e hendbollit jugosllav, Veselin Vujoviç është shprehur kundër vendimit të Qeverisë së Serbisë për anulimin e ndeshjes kualifikuese të Botërorit U-20 ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në konkurrencën e femrave, shkruan “Blic”, përcjellë Zeri.info.

Sipas tij, herët ose vonë, serbët duhet të përballen me Kosovën.

“Le të bëjnë sport, nuk bën të ndalohen këto përballje. Do të vijë dita kur Serbia dhe Kosova do të duhet të luajnë në mes vete. Nuk e di nëse do të ketë gjak apo jo. Por, këta të rinj dhe të reja duhet të dalin në parket, të fitojnë dhe të tregojnë se janë më të mirë se Kosova, më pas jeta vazhdon. Pa marrë parasysh të gjitha përpjekjet, Serbia e ka humbur Kosovën”, është shprehur ish-hendbollisti malazez, sot selektor i Sllovenisë. /Zëri/