Shkaku i Kosovës, policia serbe bllokon të gjitha rrugët në afërsi të Beogradit

Sport March 23, 2018 - 15:44

Policia serbe i ka bllokuar të gjitha rrugët në afërsi të Beogradit, respektivisht në Kovilovo, ku ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit U-20, shkruajnë mediat serbe, përcjellë zeri.info.

Tifozët serbë e kishin marrë rrugën drejt palestrës së sporteve ku do të luhej ndeshja, të cilën e anuloi Qeveria e Serbisë, por ata janë ndalur nga policia, e cila po e ruan kontingjentin kosovar me një numër të shtuar policësh. /Zëri/

Image