Ja çfarë pasojash të rënda do t'i pësojë Serbia për anulimin e ndeshjes Serbia – Kosova!

Sport March 23, 2018 - 15:33

Serbia nuk do të kalojë assesi pa pasoja pas vendimit të Qeverisë së këtij vendi për anulimin e ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit U-20 në konkurrencën e femrave, shkruan zeri.info.

Mediat serbe zbulojnë se për shkak të anulimit të kësaj ndeshjeje, Federata Evropiane e Hendbollit do ta dënojë Serbinë, me gjasë duke e përjashtuar ekipin U-20 të Serbisë nga kualifikimet e këtij Botërori.

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishte paraparë të zhvillohej në Kragujevc, por më pas u zhvendos në Kovilovo, në afërsi të Beogradit, për shkaqe sigurie.

Mirëpo, as në këtë vend nuk pati siguri të mjaftueshme dhe Qeveria e Serbisë vendosi ta anulojë këtë ndeshje me frikën se popullata e revoltuar serbe do të përleshej me policinë e Serbisë. /Zëri/