'Dardanët' vazhdojnë punën në Francë

Sport March 23, 2018 - 13:55

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të enjten i ka vazhduar stërvitjet në prag të dy ndeshjeve miqësore, që do t’i zhvillojë më 24 dhe më 27 mars ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos në Francë, shkruan sot gazeta Zëri.

Pikërisht në Paris është vendosur edhe kampi i reprezentacionit kosovar, në të cilin edhe të enjten janë zhvilluar dy seanca stërvitore, njësoj sikurse të mërkurën që ishin zhvilluar dy të tilla.

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Bernard Challandes, secilën herë po mundohet të njoftohet më mirë me ekipin, në të cilin natyrisht se e ka nisur procesin e instalimit të planeve dhe ideve të tij.

Atmosfera dhe disiplina në mesin e futbollistëve rezulton pozitive.

Ndërkohë, “Dardanëve” një vizitë ua ka bërë edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Challandes të premten do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit me ekipin e tij, kurse të shtunën prej orës 20:00 do ta kenë testin e parë karshi Madagaskarit.

Ndërsa zvicerani do të vazhdojë ta përgatisë ekipin të dielën dhe të hënën për ndeshjen e së martës ndaj Burkina Fasos. /Zëri/