Serbia – Kosova luajnë sot afër Beogradit pa simbole shtetërore dhe pa shikues

Sport March 23, 2018 - 13:52

Serbia dhe Kosova do të luajnë sot në afërsi të Beogradit në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit U-20 në konkurrencën e femrave në hendboll, shkruan zeri.info.

Pasi Serbia nuk e njeh shtetin tonë, ka kërkuar që Kosova të paraqitet në këtë turne pa simbole shtetërore.

Mirëpo, Federata Evropiane e Hendbollit ka vendosur që të gjitha ekipet pjesëmarrëse, Serbia, Kosova, Norvegjia dhe Sllovakia, të paraqiten pa simbole shtetërore.

Prandaj, sot, Serbia dhe Kosova do të paraqiten pa simbole shtetërore, ndërkohë që është vendosur që mos të ketë as shikues të pranishëm në palestrën e Kovilovos, por nuk do të ketë as përfaqësues të mediave.

E gjithë kjo është bërë për shkaqe të sigurisë. /Zëri/