Papërvoja, arsyetimi i Kosovës për humbjen e thellë

Sport March 23, 2018 - 13:45

Humbja e thellë që Kosova U-19 e pësoi nga Portugalia U-19, prej 5:0, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2018” është arsyetuar me mungesën e përvojës së ekipit kosovar si nga përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, ashtu edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

Kjo humbje e Kosovës ka ardhur në xhiron e parë kualifikuese, gjë që mund të ndikojë negativisht në aspektin mental te “Dardanët” e rinj, të cilët të shtunën do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës ndaj Republikës së Irlandës. Pjesë e këtij grupi është edhe Sllovakia. /Zëri/