Tifozët serbë ia mësynë qendrës soprtive ku luan sot Kosova afër Beogradit, ja çka bënë ata!

Sport March 23, 2018 - 13:34

Një grup tifozësh serbë e kanë marrë rrugën drejt Kovilovos në afërsi të Beogradit, kiu do të zhvillohet ndeshja e sotme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në kualifikimet e Botërorit U-20 në konkurrencën e femrave në hendboll, shkruajnë mediat serbe, transmeton zeri.info.

Tifozët janë munduar të krijojnë atmosferë jashtë qendrës sportive ku sot do të luhet kjo ndeshje.

Ata kanë bërë këngë patriotike serbe dhe i kanë fyer shqiptarët, ndërsa kanë mbajtur me vete flamuj serbë.

Ata kanë kënduar “Oj Kosovo, Kosovo”, dhe kanë brohoritur “Shihemi”.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 16:00. /Zëri/