Kualifikimet e Evropianit U-21: Kosova – Azerbajxhani, ky është rezultati i ndeshjes

Sport March 22, 2018 - 20:56
Lexo detajet

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 e ka mposhtur sonte Azerbajxhanin U-21 me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e evropianit U-21, e cila u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan zeri.info.

“Dardanët” e rinj kanë dominuar ndaj kundërshtarit dhe fituan me meritë, në fushën që ishte mbushur me borë gjatë ditës, por që u pastrua në orët e mbrëmjes për këtë lojë.

As 45 minutëshi i parë nuk dha fitues, ndërsa skuadra e Rafet Prekazit kaloi në epërsi në minutën e 54-t përmes Florent Hasanit. Kurse, golin e dytë për kosovarët e rinj e realizoi Besfort Kolgeci me kokë në minutën e 61-të.

Falë kësaj fitoreje, Kosova U-21 u ngrit në pozitën e dytë në grup, të cilën e ndan me Irlandën U-21, e cila megjithatë ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Në situatën momentale, ekipi Verdhekaltër ka arsye për të shpresuar në një kualifikim eventual dhe historik në Evropian.

Kosova U-21 me këtë rast i nxorën katër pikë ndaj Azerbajxhanit, me të cilin kishin barazuar 0:0 në duelin e tyre të parë. /Zëri/