Mourinho tallet me kritikët, i quan të ''pa tru''

Sport March 22, 2018 - 18:34

I vënë në thumb të kritikës, menaxheri i Manchester United i ka sulmuar kritikët që e kritikuan atë kohëve të fundit duke i quajtur ata “të pa tru”
Ai ka folur për javët që po gjendet nën presion të rezultateve derisa ka thënë se njerëzit duhet të kuptojnë fjalën transizicion.

Mournho beson se “njerëz me tru të shëndoshë” duhet të jenë të aftë ti shikojnë problemet e fundit të Manchester United si rezultat i një “tranzicioni” e jo si dobësi në menaxhim. Pavarësisht se ai nuk ka sqaruar se si United ka dështuar që të fitojë 4 nga 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, e ku performanca ka rënë më shumë se është pritur nga ai dhe klubi.

Më e vështira ishte dështimi për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve.

“E kuptoi frustrimin, e kuptojë zhgënjimin për rënie nga Liga e Kampionëve, por nuk kuptojë asgjë më shumë se kaq”, ka thënë Mourinho për CNN.

“Në histori të futbollit, në tërë botën, jo vetëm në Angli, ka klube të mëdha që kanë momente tranzicioni, kemi edhe klube të tjera të mëdha që kanë momente kur fitojnë vazhdimisht. Edhe këto klube kanë fazat e tyre. Andaj duhet të jesh pa tru dhe të mos e kuptosh që Manchester United për momentin është në tranzicion”, ka thënë Mourinho. /GazetaExpress/